Policia italiane ka vënë në pranga një 48-vjeçar shqiptar, pas dhunës barbare të ushtruar ndaj vajzës së tij vetëm 15-muajshe.

Ngjarja ka ndodhur në Firence, ndërsa pas hetimeve doli që foshnja ka dy brinjë të thyera.

Hetimet gjithashtu zbuluan se vogëlushja ishte goditur nga i ati tij, i cili në ato momente kishte qenë në gjendje të dehur.

Ka qenë halla e vajzës, e cila ka thirrur nënën e foshnjës. Kur e ëma hyri në banesë pa që fëmija e kishte fytyrën të fryrë.

Foshnja u dërgua me urgjencë drejt spitalit, ku iu nënshtrua kontrolleve shëndetësore.

Sipas hetimeve, burri punëtor në një kompani transporti, pranoi se kishte pasur mosmarrëveshje me gruan e tij një ditë më herët dhe të nesërmen në mëngjes kishte pirë 5-6 gota alkool.

48-vjeçari shqiptar u dërgua në rajonin e policisë, ku dhe u vendos masa e arrestit për të.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook