Autori i masakrës së Resulajt, Ridvan Zykaj, i cili vrau 8 kushërinjtë e tij ka pranuar shumë qetësisht krimin.

Pak pas arrestimit ai u mor në pyetje nga policia. Me tone ironike 24-vjeçari ka guxuar madje të sfidojë edhe policinë, ndërsa ka thënë se: ‘Më arrestuat shumë vonë’, por në asnjë moment nuk ka shprehur pendesë për masakrën.

I riu u kap nga policia pas më shumë se 12 orësh kërkime nga forca të shumta në periferi të Selenicës.
Me vete i është gjetur edhe arma e krimit. Fill pas arrestimit, teksa qëndonte shumë i ftohtë, ai u dërgua në Drejtorinë e Policisë Vlorë.

NGJARJA
Gjithçka kishte nisur para 5 vitesh kur familja Zykaj kishte akuzuar autorin e krimit, se i kishte vjedhur 5 pula deti. Pas shumë debateve përgjatë kësaj kohe, siç duket 24-vjeçari nuk e ka përtypur dot këtë akuzë, ndërsa vendosi që të hakmerrej në mënyrën më monstruoze, duke shuar dy familje. Debati më i fundit mes autorit dhe familjes Zyka kishte ndodhur vetëm para pak ditësh për bagëtitë.

Ndërkohë, dje i riu bashkë me familjen e tij, (jetonte me prindërit, motrën dhe vëllain) kishin qenë në një drekë familjare. Teksa dyshohet se ka qenë në efektin e alkoolit, i riu është ngritur më herët se familja e tij nga dreka, ndërsa është drejtuar për në shtëpi.

Ridvani pasi ka rrëmbyer kallashnikovin, ka hyrë si fillim banesën e Besim Zykajt, kushëririt të tij (familja me të cilën kishte konflikte) dhe ka hapur zjarr, duke e lënë të vdekur atë bashkë me gruan.

LEXO EDHE:  Masakra në Resulaj/ Monstra i Selenicës filmoi viktimat pasi i vrau dhe videon ja dërgoi në messenger kushëririt

Fill pas tij ka vrarë edhe vajzën, Sarën 17 vjeçe dhe djalin e Besimit, Ledjonin, vetëm 6 vjeç (të miturin e ka vrarë brenda në banesë). Por Ridvani nuk është ndalur me kaq. Pasi ka dalë nga banesa e parë, i është drejtuar tjetrës ngjitur, ndërsa ka qëlluar ndaj vëllait të Besimit, Azemit dhe gruas së tij, duke i lënë të vdekur në vend. Më pas ka shkuar në banesën e tretë, ku ka vrarë babain e Besimit dhe Azemit, Demirin (vëllain e gjyshit të tij), bashkë me gruan e moshuar.

Fill pas krimit të rëndë, që la pas 8 të vdekur, autori është larguar bashkë me armën. Sapo u sinjalizua për ngjarjen, forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, FNSH, dhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të tij dhe është arrestuar pas 12 orësh kërkime.

VIKTIMAT
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 6 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook