Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Monaco për blerjen e sulmuesit Kylian Mbappe me një shumë marramendëse.

180 milionë euro është shuma që do të paguajë klubi madrilen për shërbimet e 18-vjeçarit të talentuar.

Madrilenët do të paguajnë 160 milionë euro në këstin e parë dhe 20 milionë në varësi të bonuseve të aktivizimit të lojtarit.

Nëse dështon transferimi i Neymar te PSG, atëherë Mbappe do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori në historinë e futbollit.

Ylli i Monaco-s do të firmosë kontratë 6-vjeçare, ndërsa paga e tij do të jetë 6 milionë euro në sezon.

Ishte trajneri Zidane që e nxiti presidentin Perez për të bërë gjithçka që talenti 18-vjeçar të transferohet në “Bernabeu”.