Sukseset për këngëtaren shqiptare, Dua Lipa nuk kanë të ndalur. Nga dita në ditë këngëtarja vetëm po thyen rekorde.

Ditën e djeshme, Dua Lipa u zgjodh artistja femër më e dëgjuar në Spotify, pas dy meshkujve në dy pozitat e para teksa sot ka festuar një tjetër shifër të veçantë.

Në Instagramin e saj ajo ka kapur shifrën e 10 milionë ndjekësve.

Dua këtë zhvillim në Instagram ka vendosur ta shënojë përmes një torteje nga Seuli i Koresë Jugore ku edhe ka mbërritur ditën e sotme.

“Arrita 10 MILIONË followers në Insta! Mund ta besoni??? Sa të lezetshme këto dhuratat nga djemtë e Seulit”, shkruan këngëtarja në rrjetet sociale.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1491″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook