SHBA

Jennifer Lopez, ka shënuar së fundmi një tjetër sukses. Këngëtarja e famshme ka arritur shifrën e plot 100 milionë ndjekësve në Instagram, duke u shndërruar në një ndër yjet më me influencë në këtë rrjetet sociale. Këngëtarja vendosi t’i falënderojë të gjithë fansat e saj besnikë, përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj.

“100 milionë ndjekës?!?! WOW!!! Përulem dhe u jam mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ju njerëz nënkuptoni gjithçka për mua, kështu që nesër ftoj një nga ju (dhe një mysafir) në premierën e filmit “Hustlers” në Toronto! E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shkruani numrin tim personal ë / Insta, emrin tuaj dhe qytetin tuaj të vendbanimit: +1 (305) 690-0379 dhe unë do të përgjigjem brenda disa orëve në vazhdim nëse jeni fitues. Vazhdoni!!!!!!!! ❤️ ✨✨✨✨✨E edituar! Fituesi u zgjodh. Faleminderit të gjithëve që më keni shkruar❤️❤️❤️❤️❤️””- ka thënë këngëtarja. Kujtojmë që muajin e kaluar këngëtarja e shohur festoi ditëlindjen e saj të 50-të, në një festë private me miqtë më të ngushtë dhe familjarë.