Të shumtë janë shqiptarët që kanë shkuar për studime jashtë vendit dhe kanë arritur të marrin mjaft vëmendje jashtë vendit, falë arritjeve të tyre profesionale.

Një prej tyre është edhe Rina Binxhiu, vajza nga Gjakova, e cila studjon në Universitetin e Ilinoisit në Chicago në një degë tepër të vështirë, atë të Inxhinierisë Kompjuterike.

Edhe pse në një degë, ku dominojnë meshkujt, gjë të cilën e ka thënë edhe vetë në një video të postuar në YouTube, ku pranon se në auditorin ku studjon janë vetëm 2 vajza, shkruan “DuaLajm.com”.

E lindur në Gjakovë, ajo tregon se për shkak të mundësive të limituara në Kosovë, zgjodhi të studjonte në SHBA, pasi ëndrra e saj ishte të bëhej një inxhiniere kompjuterike.

Rina tregon se falë mbështjetjes së familjes, por dhe këmbënguljes së saj, ka arritur aty ku është sot, teksa thekson se babai i saj, i cili është inxhinier, ka qenë mentori i saj.

Dhe deri më tani, ajo ja ka dalë mbanë. Krahas studimeve, ajo paralelisht punon në fushën e saj, dhe arritjet e saj profesionale kanë bërë mjaft bujë në SHBA, saqë emri i saj ka dalë në billbordët e Time Square në New York, siç shihet dhe në foton e mëposhtme.

“Inxhinieria ka nevojë për femra”, shkruhet në billbord, teksa në foto paraqitet vajza gjakovare, Rina Binxhiu.

LEXO EDHE:  "3.000 euro në muaj", Fiks Fare zbulon skandalin: Si rekrutohen vajzat shqiptare për shërbime seksuale në Europë

Ajo aktualisht punon si inxhiniere programimi në kompaninë gjigande të teknologjisë kompjuterike, Dell.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook