Autoriteti Rrugor Shqiptar ditën e sotme raportoi një ngjajre të paprecedentë, ku persona të paidentifikuarkanë tentuar të vjedhin kabullin e linjës së ndriçimit të rrugës Tiranë-Durrës.

Nëpërmjet një njoftimi në profilin zyrtar në facebook ARSH  thekson se për këtë tentativë grabitje është lajmëruar Policia e Tiranës që ka identifikuar personat përgjegjës.

Njoftimi i plotë i ARSH-së   

“Në autostradën Tirane – Durres, nga Rrethrrotullimi Shqiponja km 0+000 deri në km 0+820 u raportua nga ana e kontraktorit për mirëmbajtjen e këtij aksi, tentativa për vjedhje të kabllit të linjës së ndricimit në një gjatësi prej 820 m.

Persona të paidentifikuar kishin gërmuar dhe thyer betonet duke dëmtuar në shumë vende kabllin e ndriçimit në këtë gjatësi të rrugës dhe duke marrë një sasi.
Falë punës së Policisë së Tiranës dhe bashkëpunimit, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorëve, të cilët gjatë paradites së djeshme vodhën kabllin e energjisë elektrike për shtyllat e ndriçimit dhe për këtë do të dënohen sipas ligjit në fuqi.
Kujdes, askush nuk ka të drejtë të cenoje, apo vjedhë pronën publike! Çdo shtetas që kryen vepra të tilla do të penalizohet me forcën e ligjit!”