Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili realizoi edhe një intervistë me të shumëkërkuarin e drejtësisë shqiptare dhe Interpolit, Klement Balili, përpara se ky i fundit t’u dorëzohej autoriteteve, zbuloi se ku fshihej i ashtëquajturi “Eskobari i Ballkanit”.

I ftuar në emisionin “A2 Sot”, Hoxha deklaroi se Balili fshihej në një zonë të sigurt në Tiranë, ku pranë saj jetojnë edhe shumë ministra dhe ish-ministra, si dhe Presidenti.

“Për aftësitë e tij për t’u fshehur e meriton të quhet “Magjistari”, ashtu siç e cilësoi edhe Donald Lu. Do të them një nga zonat ku ka qëndruar në Tiranë dhe duket e pabesueshme. Ai ka qëndruar në një zonë ku jetojnë rreth 10 ministra dhe ish-ministra. Afër në atë zonë duhet të jetë edhe Presidenti i Republikës. Është një zonë shumë e sigurt, por një njeri që merr një zonë me qira. Ai është një njeri që nuk është ekspozuar edhe shumë në media, ndërsa kishte ndryshuar edhe shumë pamja. Plus kishte edhe faktin që nuk kishte shumë armiq natyral. Nuk kishte grupe rivale që synonin ta godisnin”, u shpreh gazetari investigativ.

Hoxha gjithashtu tregoi detaje nga realizimi i intervistës me Balilin.

Intervista ishte një sfidë më vete, por pjesa më e vështirë ishte momenti i dorëzimit, pasi ishte lënë që të bëhej në banesën e tij. Unë dhe kameramani kishim bërë një plan që të mos merreshim vesh të paktën nga policia. Ishte nga kushtet e vendosura nga policia. Video është bërë me celular nga ambientet e një lokali. Ndërkohë nga krahu tjetër, njerëzit e Balilit nuk kishim rrezikshmëri pasi ai po dorëzohej. Unë nuk jam ekspozuar dhe më është dashur të qëndroj gjatë aty”, tha Hoxha.

LEXO EDHE:  FOTO/ "Seks treshe në krevat dhe një shtatzani", shokon ish-miss Albania: Djalin do ta quaj Lucifer