Gazeta e njohur “The Times” ka publikuar së fundmi një artikull me kritikë shumë të fortë, ku thuhet se trafikantët shqiptarë të drogës janë kaq shumë të rrezikshëm, sa kalojnë edhe trafikantët dhe mafiozët italianë në Siçili.

Në shkrimin e gazetës ndërkombëtare flitet edhe për Moisi Habilajn dhe bandën e tij që u vu në pranga në vjeshtë nga policia për trafik të armëve dhe për  mbi 3.5 ton kanabis sativa në Siçili, një biznes me një vlerë prej 20 milionë eurosh në një vit.

“Po të kisha një kallashnikov me vete, unë do të vrisja që të gjithë”, dëgjohet të ketë thënë Moisi Habilaj gjatë përgjimeve të drejtësisë italiane.

The Times nënvizon se edhe pas arrestimit të Habilajve, prapë droga ka vërshuar lumë drejt Adriatikut. Në Britaninë e Madhe, kreu i një bande kriminale që quhet Klodjan Çapja dhe plot 41 persona të tjerë janë arrestuar me plot 60 milionë paund lëndë narkotike.

“Kjo gjë ka bërë që policët të dalin në një raport final ku thonë se trafikantët e drogës shqiptarë rezultojnë se kanë zaptuar një pjesë të madhe të territorit. Në lidhje të drejtpërdrejta me furnizues të drogës kolumbianë, gangsterët shqiptarë janë duke u fuqizuar gjithmonë dhe më shumë që prej daljes kaotike të vendit nga regjimi i shkuar komunist”, thuhet në këtë media.

LEXO EDHE:  "Lajthit" ish-këshilltari i kryeministrit grek: Forcat ajrore helene të bombardojnë Shqipërinë (VIDEO)

Më tej thuhet edhe se shqiptarët kanë fituar besueshmëri, njësoj si në Lazarat.

“Pavarësisht arrestimeve në Lazarat, droga u përhap me një shpejtësi marramendëse në të gjithë territorin shqiptar, duke e kthyer Shqipërinë në vend të lëndëve narkotike, ku mbillet kanabis”, shkruan ndër të tjera media e njohur britanike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook