Me vendim të qeverisë, prej i Janarit të 2019-ës nuk duhej të kishte më aktivitet të lojrave sportive të njohura si “skedina”, apo kazino elektronike, por duket se ligji nuk është zbatuar dhe ky aktivitet vijon ende.   

Ka qenë ish-Kryeministri Sali Berisha ai i cili ka nxjerrë “bllof” këtë vendit të qeverisë pasi ka publikuar mesazhin e një qytetari nga Fieri i cili ka deklaruar se asnje kazino apo lloto nuk është mbyllur, por përkundrazi kanë hequr vetëm tabelat dhe kanë vijuar punën e tyre. 

Përkrah fotos me mesazhin e qytetarit anonim Berisha ka shkruar: 

“Ky ishte sot zbatimi i ligjit te lojrave te fatit ne Republiken e te Forteve te Fierit!”