Kryeministri Rama po mban fjalën në Asamblenë e PS-së, ku veç sulmeve ndaj ish-aleatëve ka ka ironizuar marrëveshjen me PD-në duke u shprehur se shpreson që mos të ‘ketë vdekur’.

Rama u shpreh se uron që të vijoj bashkëpunimi me kryetarin e opozitës.

Mes të tjerash ai shtoi nga Asambleja e PS ku prezantoi edhe dy postet e para të qeverisë së re, kreun e Kuvendit që iu besua Gramoz Ruçit dhe kryetarin e grupit të PS-së, Taulant Ballën, duke shtuar se: ‘nuk e di nëse do të këtë paqe nën degën e ullirit të brishtë të mbrëmjes së 17 majit’.