Një ngarje e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një vajzë italiane ka tentuar të hidhet nga ballkoni i apartamentit ku banonte.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 05:00, ndërsa e gjithë skena është fotografuar nga një banor në pallatin përballë.

Në fotografitë e fiksuara vajza duket gjysmë lakuriq nga mesi e sipër, ndërsa ka hipur në tavolinën e ballkonit duke kërcënuar se do të hidhej.

Fatmirësisht ka qenë ndërhyrja e policisë në kohë që ka parandaluar tragjedinë që mund të kishte ndodhur.

Vajza italiane kishte qenë në shoqërinë e të dashurit më parë dhe ndër të tjera fliste edhe ndonjë fjalë shqip.

Por kur e ka kuptuar se askush nuk po reagonte me kërkesat e saj, atëherë ka tentuar të hidhet duke bërtitur me fjalët: “Askush s’më do mua”.

Deri më tani policia eDurrësit nuk ka dhënë një deklaratë për atë që ka ndodhur.