Një asteroid i rrezikshëm ka përshëndetur Tokën. Ky është asteroidi i parë për vitin 2019 dhe i përket kategorisë së asteroidëve me diametër 150 metra dhe që kalon në një distancë 7.5 milion kilometra nga Toka. 

Asteroidi quhet 2016 AZ8 dhe kalimi i tij është observuar nga radioteleskopi i Arecibo, në Porto Rico, duke zbuluar hënën e tij.

“Ky ka qenë asteroidi i parë potencialisht i rrezikshëm që kalon në fillim të 2019, shkruan astrofizikanti Gianluca Masi, përgjegjës i Virtual Telescope. Nga fillimi i vitit pranë Tokës, shton Masi, kanë kaluar edhe të tjerë asteroid më të vegjël’.

Rreth 15% e asteroidëve që njihen deri tani kanë një hënë si në rastin e 2016 AZ8, janë të nevojshme për të njohur vendin e tyre dhe për të gjetur mjete për të ndaluar rrezikun gjatë kalimeve të rrezikshme.

‘Janë ideuar, por akoma nuk janë realizuar, misione hapësinore, si Dart të Nasa, për të provuar të devijohen asteroidet binarë’, thotë Masi.

Nëse kemi për qëllim të provojmë një teknikë devijimi duhet të fokusohemi ta bëjmë mbi një objekt që është në gjendje të tregojë me sensibilitet të madh efektet e këtij rezultati.