Universet paralele prej vitesh kanë qenë frymëzim për filmat fantashkencë, por sipas disa astronomëve, nuk përjashtohet mundësia që të ekzistojnë.

Ajo që provokoi idenë e ekzistencës së multiversit është një “zonë e ftohtë” të cilën dy shkencëtarë e kanë monitoruar për një kohë të gjatë.

Kjo zonë masive e ftohtë, rreth 1.8 milion kilometra nga njëri skaj në tjetrin, ka nxitur teorinë se pikërisht këtu, dy universe janë përplasur me njëra-tjetrën. Kjo “përplasje” mund të jetë edhe përgjigja pse në këtë zonë të universit mungojnë mijëra e mijëra galaktika.

“Nuk mund të themi me siguri se çfarë e ka shkaktuar këtë zonë, ku temperaturat janë më të ulëta se në pjesën tjetër të universit. Por ka edhe shpjegime ekzotike, ku më interesante nga të gjitha është ajo se zona e ftohtë është krijuar nga përplasja e universit tonë me një univers fluskë,” thotë autori i studimit Ruari Mackenzie.