Atentat kundrejt Fatos Ferracakut dhe Fatmir Mehajt në Shkodër. Mësohet se kanë qenë pikërisht dy persona me maskë dhe motorr të cilët u janë afruar dhe i kanë qëlluar me plumb në kokë. 

Janë dërguar me urgjencë në ambientet spitalore ku Ferracaku ka ka ndërruar jetë, pasi nuk ka përballuar plagët e rënda të marra gjatë atentatit, panvarësisht përpjekjeve të mjekëve, Ndërsa miku i tij është ende në trajtim mjekësor. 

Burimet policore janë vënë në ndjekje të autorëve dhe kane gjetur të djegur motorrin me të cilin u krye krimi,  por asnjë shenjë e autorëve. 

Bëhet me dije se Fatos Ferracaku merrej me tregtinë e peshkut dhe nuk bëhet e ditur ende nëse bëhet fjalë për hasmëri.