Policia ka zbardhur detaje të tjera lidhur me ngjarjen që tronditi qytetin bregdetar, ku si pasojë e një përplasjeje me armë, mbeten të plagosur 3 persona.

Sipas njoftimit të policisë, “Nga tërësia e hetimeve të kryera prej Grupit Hetimor të DVP Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ka rezultuar se dy grupe personash të cilët lëviznin me 2 automjete pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të cilat nuk bëhen të dituara për arsye hetimore, kanë qëlluar mbi njëri tjetrin me armë zjarri”.

Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, Policia ka bërë arrestimin e shtetasve:

• Gazmir Canaj, 27 vjeç, banues në Vlorë,

• Taulant Beqiraj, 27 vjeç, banues në Vlorë,

• Eris Llanaj, 27 vjeç, banues në Vlorë,

Si edhe ka shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë

Në vendngjarje u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, 10 gëzhoja dhe 2 automjete.ndërkohë që Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Vlorë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurosisë Vlorë, për veprat penale ”Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake  dhe e municioni

“Si rezultat i hetimeve dhe kqyrjes së kamerave ka rezultuar se shtetasi Gazmir Canaj sëbashku me shtetasit E.M., dhe P.A., kanë shtënë me armë zjarri drejtim shtetasve Taulant Beqiraj dhe Eris Llanaj, të cilët më pas janë kundërpërgjigjur”, thuhet në sqarimin e policisë.

LEXO EDHE:  EMRI/ Digjet makina e biznesmenit në mes të Vlorës, policia jep detajet

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook