Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karaçevë të Kamenicës ku një shqiptar ka rrahur për vdekje djalin e tij 14 vjeç.

Mësohet se 60-vjeçari, babai i viktimës mësoi se i kishte vjedhur një shumë parash prej 1 mijë euro dhe e ka rrahur me shkop druri.

I mituri, Luan Bernjashi ka vdekur pas goditjeve të marra nga babai i tij Gani Bernjashi. Ganiu ka ushtruar dhunë dhe ndaj të bijës.

Ngjarja e tmerrshme tronditi edhe shkollën Asllan Thaçi ku mësonte Luani. Të enjten shokët e klasës por edhe shkolla nuk zhvilloi mësim. 

Për këtë ngjarje makabër ka reaguar dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Vdekja tragjike e 14 vjeçarit nga Kamenica është lajm i trisht, veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm.

Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kryesin e këtij akti dhe për të parandaluar dhunën në familje.

Familja është shtylla e një shoqërie dhe vlerat e saj duhet mbrojtur nga çdo cënim!

RH”, shkruan Haradinaj në rrjetet sociale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook