Natyra mbresëlënëse e Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë të pasionuar pas aventurave, në kërkim të emocioneve të forta, sportin e rafting-ut, një sport për dashamirësit e ujit, që mund ta praktikojnë në kanionet e Osumit, shkruan faqja spanjolle “eleconomista.es”.

Të krijuar tri milionë vite më parë, Kanionet e Mëdhenj të Osumit ndodhen në zonën jugore të Skraparit, të izoluar nga qytetërimi, dhe e vetmja mënyrë për të shkuar është varka.

Në një distance prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafringut kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyrale të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”.

“Në Itali kemi shumë lumenj ku praktikohet rafting, por ky lumë është një kënaqësi, një bukuri ekstreme dhe të jep një entuziazëm të paparë”, thotë Elia, që udhëheq rafting-un, me origjinë nga Trento e Italisë.

Ka tre shkallë vështirësish që varen nga fluksi që lumi sjell në atë moment.

Në verë, ujërat e lumit ulen dhe udhëtimi bëhet në rrugëtimin e tij.

“Më pëlqeu shumë, është një eksperiencë speciale sepse bashkon sportin dhe natyrën. Nuk e dija që në Shqipëri kemi vende kaq të bukura”, shpjegon Blerina Raca e ardhur nga kryeqyteti me nje grup miqsh.

“Kam udhëtuar shumë në Europë, por nuk kam parë kurrë një gjë kaq të bukur”, thotë Kujtim Sallaku, një tjetër turist.

LEXO EDHE:  Shqipëria e sportit dhe e artit “po pret gozhdë”!

Vitin e kaluar, kanionet i vizituan 10 000 turistë, ndër të cilët francezë, gjermanë dhe nordikë, ndër të cilët 5 000 ishin praktikues.

Turizmi natyral është modeli i ri i Shqipërisë turistike. Vitin e kaluar, Shqipërinë e vizituan pesë milionë turistë të huaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook