Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar paraqitjen e gazetarit Jetmir Olldashi, i cili doli në një konferencë për mediat duke u shprehur se kishte realizuar përgjimin audio të dëshmitarit X, me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Olldashi pritet të merret në pyetje nga Krimet e Rënda të hënën në orën 10:00. Ky veprim i organit të akuzës bëhet për të siguruar autenticitetin e pajisjes përgjuese, që Olldashi kishte pajisur më herët të ashtuquajturin dëshmitarin X të PD-së, Albert Veliun.

Policia do t’i drejtohet së pari ekspertizës policore shkencore në Tiranë , për të krahasuar tonalitetet e zërit të Agron Xhafajt.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në rastin e dëshmitarit X, Albert Veliu.

Pas dorëzimit të materialit bruto, prokuroria do të kërkojë ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook