Aurela Hoxha, modelja e njohur shqiptare e cila që kur u nda nga bashkëshorti nuk dihej asgjë rreth jetës së saj private.

Por para disa ditësh, u publikuan disa foto të saj me të dashurin në plazh. Prej dy vitesh Aurela bashkëjeton në Spanjë me të dashurin e saj i cili quhet Alban dhe është biznesmen milioner.

Përflitet se dyshja është njohur nga miq të përbashkët gjatë pushimeve të Aurelës në Barcelonë, ku ajo aktualisht po punon për zgjerimin e mëtejshëm të një linje veshjesh të brendshme që mbajnë emrin e saj.

Për ata që janë kuriozë të dinë se si duket ai, “Panorama Plus” ka publikuar disa foto të dyshes gjatë pushimeve.

Siç mund ta shikoni në fotot e mëposhtme, Aurela shfaqet në superformë me disa rroba banjo të zeza, ndërkohë i dashuri i saj nuk mbetet pas. Qenka vërtetë shumë simpatik.