Një i ri austriak, me origjinë shqiptare është akuzuar se ka tentuar të bindë një 12 vjeçar për të kryer një sulm kamikaz.

18 vjeçari, i njohur vetëm me emrin Lorenz K sipas ligjeve për privatësi të Austrisë, akuzohet për dhënie të këshillave për djaloshin përmes aplikacionit WhatsApp, se si të prodhonte një bombë vetëvrasëse dhe të drejtonte sulmin e tentuar.

Djaloshi u arrestua pas dështimit të shpërthimit të bombës me gjemba në një treg gjerman pak javë para sulmit me kamion në një treg Krishtlindjesh në Berlin.

Akuza ndaj Lorenz K është vetëm një prej disave të prezantuara nga prokurorët në një padi 55 faqesh, ku ai akuzohet për tentim vrasje, nxitje për vrasje dhe planifikim të sulmeve terroriste.

I riu, që ka lindur në Austria nga prindër migrantë nga Shqipëria, pranon se i përket Shtetit Islamik (ISIS) por i ka mohuar të gjitha akuzat tjera.

“Ne do të mohojmë gjithçka përveç anëtarësisë në ISIS”, tha ai. “Ai nuk është Armiku Publik Numër një”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook