Një 45-vjeçar me kombësi shqiptare u gjet i vdekur pranë një sheshi lojrash, në fshatin Agios Athanasios të Selanikut.

Sipas informacioneve rezultonte se shqiptari vdiq pasi ishte goditur nga i biri i tij 20-vjeçar, por autopsia sipas mjekut ligjor, tregoi se 45-vjeçarit i kishte pushuar zemra.

Djali ka rrëfyer në polici se dhunohej shpesh nga i ati dhe se ditën kur ai vdiq mes tyre kishte pasur një sherr mes tyre. Babai i ishte turrur i pari dhe djali më pas i ka kthyer dorën.

Të mërkurën 20-vjeçari do shfaqet para prokurorisë për shfajësimin, pasi deri tani akuzohet për “vrasje me paramendim”.