Një sasi rekord prej 650 kg kokainë është sekuestruar në Portin e Livornos në Itali. Siç raportojnë mediat italiane droga ishte e ndarë në 582 pako në 23 çanta dhe ishte fshehur në një kontenier me kafe, e cila vinte nga Amerika Latine.

Sipas autoriteteve italiane kjo është sasia më e madhe e kapur në 10 vitet e fundit.

Ndërkohë lidhur me këtë megaoperacion, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm italian Mateo Salvini, e cili e konsideron një nga sukseset më të mëdhaja të autoriteteve.

“Në Portin e Livornos u konfiskuan 650 kg kokainë nga Policia Financiare dhe Agjencia Doganore. Faleminderit në emër të të gjithë italianëve”, ka shkruar Salvini në rrjetet sociale.