Siç edhe u njoftua nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, avionët e NATO-s realizuan ditën e sotme fluturime demonstrative n Tiranë, nga ku ofruan dhe pamje spektakolare.

Shfaqja në ajër filloi rreth orës 11:00, ku banorët e kryeqytetit kishin mundësi të shihnin dhe të filmonin ngjarjen e rallë.

Avionët që fluturuan në Tiranë ishin F-16 të prodhimit amerikan si edhe “Eurofighter Typhoon”, prodhim në bashkëpunim mes Gjermanisë, Spanjës, Italisë dhe Britanisë së Madhe.

Rikujtojmë se,  në ceremoninë që do të mbahet më pas do të jetë i pranishëm edhe  komandanti i NATO-s, Gjeneral Wolters i cili ka ardhur në Shqipëri për të zyrtarizuar nisjen e investimit për të riaktivizuar bazën Ajrore të Kuçovës