Avokati Detar Hysi ka kallëzuar sot prokurorët e krimeve të Rënda pas ekstradimit të Nazer Seitit.

Hysi akuzon prokurorët se nuk kanë marrë asnjë masë pas njoftimit që ai ka bërë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për ekstradimin e klientit të tij

“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tejkuar kompetencat,duke caktuar mase sigurimi me indicie të mara nga përgjimet italiane, dhe jo me prova dhe fakte te ndodhura në shtetin tonë.

Nuk e ka vlerësuar me objektivitet dhe në perputhje me ligjin këtë çështje.

Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka shpërdoruar detyrën,duke tejkaluar çdo kompetencë.

I kam njoftuar se po ekstradohej Seiti, nuk morën asnjë masë. Do të depozitoj kallëzim penal për prokurorët.”

Kujtojmë këtu se Nazer Seiti konsiderohet si “financier” i grupit të Habilajve dhe i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, vepronte në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook