Një ngjarje e rëndë dhe dramatike ka ndodhur në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një burrë në këtë shtet amerikan vrau veten duke hedhur shtëpinë në erë, në ditën e dasmës së vajzës. Trupi i tij u gjet nën rrënojat e shtëpisë së shkatërruar, ndërsa vajza deklaroi për mediat se i ati kishte kohë që kishte shfaqur probleme.

Në momentin që viktima ka kryer vetëvrasje, dëshmitarë në vendngjarje kanë qenë shumë të afërm. Vajza e viktimës tha se është në gjendje të rëndë dhe nuk mund ta kuptonte dot arsyen se përse babai të bënte vetëvrasjes në një ditë të lumtur si dasma e saj.