Petrit Vasili, ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar në rrjetet sociale për “Dosjen Babalja”.

Ky reagim vjen pas publikimit  të një materiali përgjues nga ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji mbi bisedën mes Fredi Alizotit dhe drejtorit të Policisë së Fierit.

Pse kryeministri ka tmerr te flase per pergjimet e reja???Ish deputeti Salianji ka publikuar fakte te reja te tmerrshme nga nenshtrimi i policise perpara krimit dhe trafikanteve,perdorimin e tyre per interesa politike dhe mbijetesen politike te lidhur vetem me to.

Edi Rama kete polici turpi ngriti. Ky kryeminister ja nxiu faqen Shqiperise me policine,qe eshte shtrire ne kembet e krimit dhe eshte kthyer ne sherbetore te krimineleve. Kryeministri eshte i semure nga semundja e varesise nga kriminelet dhe nga kapja prej tyre.

Kongreset nacionalsocialiste te ngjashme me “Trustin e Lulelakres” se Arturo Ui-se, nuk ja zgjidhin dot hallin te semurit nga kapja. Kryeministri llafazan i palodhur ka qepur gojen se as i denon dot kriminelet, as flet dot per ta dhe as i con dot ata perpara drejtesise se e marrin me vete. Vleresojeni vete kete asgjesim te shtetit duke lexuar e degjuar skandalin e bere tashme publik ne mediat shqiptare:

” Biseda e trasnkriptuar

Numri është i telefonit të drejtorit të policisë së Fierit, Bert Nushi

Ora 12:28 e natës

Drejtori: Fredi,

Fredi: Ai është b.q prokuror, të më thotë ai mua…

Drejtori: Ku je, se nuk..

Fredi: Dëgjo mua, atë që kam nisur…eee

Drejtori: Ku je në Fier apo jo,

Fredi: Të kam q.. robt, atë që kam nisur nuk e kthej mbrapa, a ti thosha të kam q…motrën mu në p…

Drejtori: Fredi, po më dëgjo, Frediii

Fredi: Unë nuk di si më lini në rrugë mua, vari k muhabete, i ka marrë në dorë Gramozi këto punë

Drejtori: Se jam në vendngjarje tani, ça do, më thuaj

Fredi: Do më dërgosh njeri që të flas

Drejtori: Jam në Fier kam një ngjarje, jam në Ballsh

Fredi: E mban mend ku me ke lënë herën e parë, më dërgo njeri për cerek ore,

Drejtori: Ka mundësi të mos më kapë telefoni se jam në vendngjarje

Fredi: E dëgjon, aty ku më le, e mban mend

Drejtori: Po do të nis unë njeri me lekë

Fredi: Po e kape, e do troç, e kap, jam në mes të rrugës.”