Presidenti i zgjedhur Ilir Meta është shfaqur sot në një formë tjetër, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim herë të tjera.
Ish-kreu i LSI-së shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës “Gëzuar Baftjar”. Video është postuar nga vetë autori i këngës, aktori i njohur Bes Kallaku.
“Kur Ardi mori konfirmimin qe dasma do i behet, ja nisi me Baftjarin. Epo trashegime o Ardi,” shkruan Kallaku. Pak më herët, aktori postoi një tjetër video ku i bënte thirrje Ermal Mamaqit që t’i jepte falas fustanin e nuses së Ardi Daullxhiut, të varfrit të qytetit të Durrësit, që është bërë i famshëm në emisionin “Zonë e Lirë”.
Në kërcim, ku Ilir Meta i jep dhe një puthje Ardit, shfaqet edhe ministri i LSI-së, Lefter Koka.

Kur Ardi mori konfirmimin qe dasma do i behet, ja nisi me Baftjarin. Epo trashegime o Ardi. Monika Kryemadhi

Gepostet von Bes Kallaku am Sonntag, 28. Mai 2017