Ndalimi i Klement Balilit ditën e sotme, solli jo pak polemika dhe konfuzion në media, si dhe në radhët e politikës.

Reagime të shumta pati për këtë çështje, të gjendur në dilemë në ishte arrestim nga Policia e Shteti apo vetëdorëzim nga ana e Balilit, ministri Sandër Lleshaj i ka dhënë përgjigje sipas tij të gjithë atyre që janë hutuar në lidhje me çshtjen “Balili”.

Në një postim në Twitter Lleshaj ka sqaruar: “”Për ata që janë hutuar nga arrestimi i Balilit dhe mundohen të hutojnë të tjerë: Mirëkuptim për mizën nën kësulë, por Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, po edhe atë të vendeve të tjera. Sa keq, opozitarët përqeshin, partnerët duartrokasin”.