Taulant Balla, kreu i grupit Parlamentar të PS, i është përgjigjur presidentit Meta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Balla i kërkon aij të ruajë qetësinë e mos të bëhet qesharak dhe shkruan se PS nuk është as PD as LSI, nuk kemi kohë të humbasim me konflikte të kota.

“Zoti President, ne s’ju pengojmë dot të jeni Iliri qesharak që kemi njohur me shumë se sa njëherë kur Monika i’a fut kokën në çizmen e saj! Por këto bumjet tuaja që po e bëjnë edhe Bujar Nishanin të duket si Xhefersoni, nuk impresionojnë dot më askënd. Ne s’jemi as PD, as LSI dhe s’kemi ndërmend të humbasim kohë me konflikte të kota me ju. Sepse ju s’keni asnjë shans dhe s’do keni asnjë mundësi të pengoni as punën tonë dhe as Reformën në Drejtësi, që e di Shqipëria dhe bota se sa shumë e deshironi të realizohet.

Por meqë ju kemi dhënë votën si President, ju ftojmë të ruani qetesinë sa të mundeni sepse duke u bërë ju qesharak, sigurisht edhe ne nuk ndjehemi mirë.”