Taulan Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së komentoi nga jashtë ambienteve të Kuvendit vendimin e opozitës për të braktisur sallën. Ai theksoi se kërkesa e kolegëve të tij të PD dhe të LSI-së për debat duhej të ishte bërë me mocion.

Mes të tjerash ai theksoi se debati duhet të bëhej sipas rregullores.Balla u ndal edhe tek kandidatura e Gent Cakajt, për postin e ministrit të Jashtëm. Sipas Ballës, Rama do të jetë në këtë post përkohësisht, deri në zgjidhjen e ngërçit sipas tij artificial , të krijuar nga presidenti Ilir Meta, duke ripropozuar kështu emrin e Cakajt.

“Në hapsirën mes dy sesioneve parlamentare dhe kryeministri e ushtroi këtë të drejtë kushtetuese për të mos humbur më kohë. Është shumë e rëndësishme në këtë kontekst dhe neve në vjen keq që Presidenti nuk na bëri të mundur votimin e dekretit të ministrit të Jashtëm,Gent Cakaj, i cili meriton besimin tonë. Sapo Gjykata Kushteuese të zgjidhi këtë ngërç të shkaktuar nga presidenti do kemi mundësinë ta kemi Gent Cakaj në kabinetin tonë. Ndaj edhe kryeministri propozoi të jetë ministër i jashtëm sa të zgjidhet ngërçi artificial. Presidentit Meta në një tjetër legjislaturë i është besuar detyra e zv.kryeministrit dhe ministrit të jashtëm”, tha Balla.

Balla tha se opozita nuk di aspak të shfrytëzojë mekanizmat për debatin parlamentar dhe kontrollin parlamentar.

LEXO EDHE:  Balla: Tavarish Luli, ke bërë mirë që nuk ke marrë Saliun në sallë pasi...

“Vota e 25 qershorit ka qenë një votë historikë për vendin. Dhe ky mandat është historik për të çuar para reformat e Shqipërisë. Dhe vota e 2017 ka qenë një mandat për bashkëqeverisje me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Kjo është një mundësi e mirë që të çojmë para reformën. Mandatet e ministrave s’janë çështje të kartave të partisë, por janë përgjegjësi për të çuar para këtë mandat. Ajo që doja të sqaroja me ju është se më vjen keq që opozita nuk di aspak të shfrytëzoje mekanizmat për debatin parlamentar dhe kontrollit parlamentar. U mundova t’i sqaroj kolegët, dhe Ruci kishte bërë një analizë të shkëlqyer. Praktika parlamentare kështu ka qenë, pasi behet fjalë për emërime dhe shkarkime. Unë e thash; jemi të gatshëm kurdoherë që nesër nëse opozita depoziton një kërkesë për zhvillimin e një mocioni me debat. Pro duhet bërë me rregullore. Duan interpelancë me kryeministri? Po, ta bëjnë në bazë të rregullores. Sot duhet të miratonin edhe dekretin për ministrin e Jashtëm.