Deputeti i PS, Taulant Balla ka qenë i ftuar në emisionin e mbrëmshëm “Të Paekspozuarit”.

Drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi kërkoi që të lidhej në linjë me gazetaren Klodiana Lala ku replika e deputetit nuk ka munguar duke u shprehur se goca mund të ketë ikur.

Gazetarja e cila ishte aty i’u kthye keq Ballës se nuk është gocë por zonjë. Debati midis tyre ka shkuar më tej ku deputeti e ka ngacmuar gazetaren duke i;u drejtuar me “Hë mi zemër”, ndërsa Lala i ka kërkuar ti tërhiqte fjalët mbrapsht.

DEBATI:

Rakipi: Regjia më lidh me Klodin

Balla: Eee do fusësh prapë atë gocën, paska ikur

Lala: Jo jo, nuk kam ikur, këtu jam

Balla: Hë mi zemër…

Lala: Unë nuk jam goce e para, jam zonjë. Dhe fjalën zemër tërhiqe mbrapsht!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook