Banorët e Astirit kanë vijuar me protestën e tyre në të 58-ën ditë kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre, edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa tashmë nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblimin në vlerë 100% të pronës së tyre, por anulimin e të gjithë projektit.

Ata shprehen se janë në rrugë kur duhet të ishin në shtëpi për të festuar dhe kjo ndodh për shkak të politikës së korruptuar.

Në shenjë proteste ata kanë lëshuar në ajër nga një balonë, duke shprehur edhe një dëshirë. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe sot deputetët e opozitës, të cilët akuzojnë qeverinë për situatënë politike në vend.

Gjithashtu banorët e Astirit kanë hedhur dhe fishekzjarre.

Gjatë protestës së tyre, u shënua një incident, pasi pati përplasje me disa shoferë, të cilët donin të kalonin rrugën, që u bllokua për disa minuta nga banorët e Astirit.

Më pas banorët u shpërndanë, ndërsa paralajmëruan se ditën e nesërme do të protestojnë sërish.