Edhe pse mot i keq me shi, banorët e Astirit nuk kanë munguar as mbrëmjen e sotme në revoltën e tyre kundër projektit për ndërtimin e Unazës së Re.

Nga hetimet e fundit të bëra për megaskandalin e projektit të Unazës së Re, banorët nuk janë mjaftuar me masën e sigurisë “arrest në burg” për administratorin e kompanisë  “DH Albania” Avdjol Dobi.

Për banorët e zonës së “Astiri”-it, “përgjegjësi i vetëm i skandalit me projektin e Unazës së Re, është Edi Rama. Sot, ai, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro, duhet të ishte në burg”, u shprehën banorët.