Pasi u “kap” me gazetarët kryeministri Rama duket se vijon të ironizojë dhe komentet e qytetarëve.

Në një postim në faqen e tij në Faceobok, Rama ka njoftuar se ditën e sotme do të jetë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, e moderuar nga gazetari i njohur Arian Çani.

Të shumtë kanë qenë dhe komentet e qytetarëve në statusin e publikuar nga kreu i Qeverisë, ku kishte prej tyre që i “kujtuan” Ramës problemet me të cilat përballen në jetën e përditshme.

Një prej tyre i shkruan se banorët e Torovicës nuk po i zë gjumi nga rreziku i gurëve, ku kujtojmë që disa ditë më parë në këtë zonë ndodhi një tragjedi ku një masiv shkëmbor goditi një makinë e për pasojë humbën jetën tre persona, ku bashkëshortja e njërit prej tyre ishte shtatzanë. Gjithashtu komentuesi i shkruan Ramës që në zonën ku jeton mungon energjia elektrike.

Ndërkohë që Rama nuk ngurron t’i përgjigjet komentuesit,i cili ngre shqetësimin e tij, duke i shkruar se nuk ka shkop magjik që të mbyll “tak-fak” plagët e Shqipërisë që i janë hapur gjatë 25-viteve.

Komentuesi: Tallu ti tallu.Banorte e Torovices spo veme gjume ne sy nga rreziku i gurve.Dhe tjetra ku me te pa ne se skemi drita??

 Rama: Une nuk tallem hic Roland po as shkop magjik nuk kam qe te mbyll tak-fak te gjitha plaget e medha qe te tjeret i’a hapen Shqiperise per cerekshekulli! Keshtu qe durim vella.

Statusi i Ramës
Sonte në 9 tek Zona e Lirë e Arian Çanit që në këtë kohë dehjesh kolektive nëpër klubet e katundit mediatik, mbetet i vetmi kazan pa mbetje toksike😀

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook