Protesta e banorëve të Unazës së Re ka nisur edhe sot për kundërshtimin e projektit për shembjen e  banesave të tyre.

“Sot shoh që pjesëmarrja është shumë e mirë. Na thirrin në polici na bëjnë presion. Por çfarë duhet të bëjnë qytetarët kur shohin shtetin të lidhur me mafiozët? Çfarë duhet të bëjmë ne të ulim kokën? Jeni të paaftuar ndaj nuk ju do njeri në Unazën e re. Del ministri Xhafaj dhe thotë se në Shqipëri janë rreth 40 familje mafioze. Sa janë arrestuar? Ku janë këta familje mafioze? Janë në kupolën më të lartë qeverisëse.

Çfarë duhet të bëjnë banorët e Unazës së Re? Vetëm protesta. Po ruhumi, do sakrifikojmë në ditën që është e nevojshme për t’u sakrifiku.”-u shpreh nje nga banorët.

Ish-deputeti Klevis Balliu gjithashtu ishte në mbështetje të banorëve, i cili tha se shumë shpejt banorët do të marrin në dorë fatin e tyre.

“Për cilido person që ka sy e veshë duhet të kuptojë se çfarë ndodh në Shqipëri. Kush ka sy e veshë le të dëgjojë. Vetë unë kam qenë në mbrojtje të policisë dhe i kam kërkuar të ndalen se nuk e kanë fajet policët. Ndaj hapni sytë dhe veshët se qytetarët do ta marrin në dorë fatin e vendit. Mos e merrni për dobësi qytetarinë e qytetarëve shqiptarë.

Bëhuni gati se gazit do t’i përgjigjemi me gaz. Harrojeni se populli shqiptar do të ulë kokën. Ka ardhur koha që këta të ulin kokën përballë qytetarëve shqiptarë.”-tha Balliu.