Pas protestës së banorëve të Zagorisë kundër shpimit për kërkimin e naft në zonën e tyre, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.

Sipas kryeministrit, zona e Zagorisë është shpallur zonë e mbrojtur dhe ndërhyrje të tilla  bien ndesh me vullnetin për t’i mbrojtur ato.

“Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece,gurore,etj. Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki”, shkroi Rama në Twitter.