Vizita e shefit të qeverisë në Pukë mori vëmendje të madhe ditën e sotme pasi qytetarët lezhjanëu ngritën në protestë dhe i penguan atij kalimin, teksa Rama pritej të vizitonte Pukën në kuadër të fashatës “Bashkia që duam”.

 

Pas bllokimit të rrugës nga banorët e Lezhës,  kryeministri Rama është detyruar të devijojë në rrugë të tjera alternative duke shmnagur përballjen me protestuesit.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj e cila e konsideron devijimin e rrugës nga Rama si akt prej frikacaku.

 

‘’Hajduti dhe mashtruesi ka devijuar rrugën duke u future nëpër fshatra për të mos u përballur me qytetarët”, shkroi Metaliaj në facebook duke bashkangjitur dhe videon e dërguar nga qyetarët e Lezhës.

Kujtojmë se më herët forca të shumta të policisë shkuan të armatosur në Lezhë dhe tentuan të shpërndajnë turmën e protestuesve nga rruga.