Me një fitore të pastër 3-0 ka arritur të triumfojë skuadra katalanase e cila pas barazimit 1-1 në sfidën e zhvilluar në “Camp Nou” 3 javë më herët, mbrëmjen e djeshme vendosi rekordin e kualifikimit për të gjashtën herë në finalen e madhe të “Kupës së Mbretit”.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, me Realin i cili u tregua më i rrezikshëm duke krijuar një numër të madh rastesh por pa i shfrytëzuar.

Katalanasit triumfuan brenda në shtëpinë e madrilenëve, duke fituar pastër 3-0, për të qenë ata në finalen e Kupës së Mbretit.

jesa e dytë nis më një gol të Barcelonës nga Uruguajani Suarez
Goli i dytë vjen po nga Dembele dhe Suarez por në këtë rast është Varane ai I cili në tentativë për ta larguar e çon topin në rrjetë.

Vetëm 4 minuta vonë arbitri do të akordonte një penallti në favor të barcelonës pasi Casemiro bën një ndërhyrje ndaj Suarez i cili po ky i fundit e mer përsipër dhe tregohet I saktë për 0-3.

Të shtunën në orën 20:45, dy skuadrat do të përballen sërish me njëra-tjetrën dhe sërish në “Santiago Bernabeu”, por këtë herë në sfidën e vlefshme për kampionatin spanjoll.