Barcelona nuk arriti të bindë Paris SG për të kthyer Neymar në “Camp Nou”. Tratativat e gjata dhe të vështira në merkaton e verës dështuan, por klubi katalunjas nuk ka ndërmend të dorëzohet. Të paralajmëruar janë kampionët francezë, që ndoshta duke nisur nga janari duhet të përgatiten për një tjetër kundërsulm të katalunjasve. Mungesa e marrëveshjes për Neymar ka zhgënjyer tifozët dhe një pjesë të mirë të futbollistëve të Barcelonës.

Neymar

Për këtë arsye, klubi “blaugrana” do të provojë sërish të rrëmbejë sulmuesin brazilian. Tentativa e parë do të bëhet në merkaton e dimrit, ndërsa të gjitha forcat do të përqëndrohen në fund të sezonit. Lajmi bëhet I ditur nga “El Mundo Deportivo”. E përditëshmja spanjolle shumë pranë Bracelonës jep një tjetër alarm për Paris SG që në faqen e saj të parë.

061612083 9600e4a8 9956 4cb2 A2ca D22675c35af7

Nëse kampionët e Ligue 1 dështojnë sërish për të marrë shërbimet e “O’Ney”, atëherë ata do të hidhën në sulm për yllin tjetër të skuadrës franceze, Kylian Mbappe. Ky I fundit ka lënë shpesh herë të hapur mundësinë e një largimi nga Paris SG, ndërsa ashtu si gjatë merkatos së verë do të “ndezë” një tjetër garë të fortë mes Barcelonës dhe Real Madrid.

Football : Entrainement Paris Saint Germain 10/08/2019

Dy rivalët e përjetshëm u përplasën edhe për Neymar, ndërsa e njëjta gje do të ndodhë për Mbappe, pasi klubi madrilen ndjek prej kohësh sulmuesin francez.