Një bakshish më se bujar për një bariste amerikane nga Missouri, e cila në sajë të një bilete lotarie të cilën ia la bakshish një klient qe e simpatizonte, fitoi shumën e 50 mijë dollarëve.

Ndonëse mund të duket e çuditshme marrja e një bakshishi të tillë, baristja Taylor Russey, saktësoi se, “Për një nga klientët tonë të rregullt nuk është aspak e çuditshme”.

Ajo tregon se ndodh herë pas here kur gromësin, ku ai blen bileta lotarie dhe ua dhuron të pranishmëve.

Një ditë më vonë një nga këto dhurata për stafin e Bleacher’s Bar në O’Fallon, të Missouri, rezultoi fituese, pasi bileta ishte blerë pikërisht në atë lokal.

Në atë moment Taylor u kujtua për bakshishin që kishte marrë një ditë më parë dhe zbuloi se ishte pikërisht bileta fituese e 50 mijë dollarëve.