Vendimi për dorëzimin e mandatëve i marrë nga kreu i opozitës Lulzim Basha si duket nuk i ka pëlqyer aspak ndërkombëtarëve.

Pas mesazhit që Ambasaqda Amerikane i drejtoi Bashës ku i bënte thirrje për t’u tërhequr nga ky vendim, nuk ka vonuar që ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susane Schutz si dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca të trokasin në derën e zyrës së Bashës.

Fillimisht Basha ka pritur në takim ambasadoren gjermane dhe më pas edhe ambasadorin e BE-së në Tiranë.

Rikujtojmë që ditën e djeshme në zyrën e Bashës për një takim vajti edhe ish-Presidenti i vendit njëkohësisht edhe kreu i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani, për të rishqyrtuar edhe njëherë vendimin sipas Bashës unanim për dorëzimin e mandateve.

Ndërkohë që sot në orën 17:00 PD ka thirrur Këshillin Kombëtar, i cili do të jetë organi përfundimtar që do të vendosë për lënien ose jo të mandateve.