Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka qenë mbrëmjen e së enjtes i ftuar në emisionin “Opinion”.

Basha foli për herë të parë për kontratat e lotimit me një kompani amerikane, gjë e kërkuar prej kohësh nga mazhoranca.

“Partia Demokratike ka lidhur 2 kontrata me këtë kompani amerikane. Në fillim janë paguar 25 mijë dollarë dhe më pas edhe 100 mijë dollarë të tjerë. Të gjitha këto para kanë qenë të deklaruara dhe të paguara sipas ligjit shqiptar dhe atij amerikan.

Përsa i përket shumës prej 500 mijë dollarësh ajo u pagua përmes një tjetër skeme, edhe ajo totalisht e ligjshme. Paratë nuk janë paguar nga PD, por nga një kompani shqiptaro-amerikane që ka bërë mbledhje fondesh.

A është bërë pagesa për lobimin me kompani turke?

Nuk është e vërtetë. Është trillim për të hequr vëmendjen nga Tahiri dhe skandali për inceneratorët. Zero lidhje. Ai është një mik që kam që nga studimet. Le t’ia çojnë FBI-së, ta hetojë meqë është në Tiranë” – tha Basha.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook