Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së opozitës. Kreu i partisë Lulzim Basha ka publikuar vendimet e marra.

Basha tha se Kryesia mori vendimin për hartimin e një kalendari protestash në të gjithë vendin deri në largimin e Edi Ramës.

Gjithashtu theksoi se synimi është largimi i kryeministrit Rama dhe në të njëjtën kohë përcaktimi i kandidaturave më të denja të opozitës për zgjedhjet e parakohshme.

“Vendimi i parë i kryesisë ka të bëjë me hartimin e një kalendari protestash në të gjithë vendin për largimin e Ramës.

Vendim tjetër ka qënë ngritja e shtabeve politike dhe organizative që në bashkëpunim me partitë e tjera të opozitës për organizimin e protetstave të fuqishme popullore në mbarë vendin.

Shpalosja e programit të PD. E kemi bërë për ekonominë në bashkëpunim me ekspertët gjermanë.

Kemi bindjen e plotë që Shqipëria do të ketë një të ardhme europiane. Sa i përket arsimit, anullimin e koncensioneve në shëndetësi, pendionet, biznesin dhe sipërmarrjen për hapjen e vendeve të punës dhe zhvillimit të ekonomisë.

Bëhet fjale për një ndërthurje të turit të protestave me turin e shpalosjes së programit tonë. Synimi ynë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe përcaktimi i kandidaturave më të denja të opozitës për këto zgjedhje,” tha Basha.