Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur paraditen e sotme dhe në fokus të diskutimeve ka pasur pikërisht protestën e paralajmëruar të 27 janarit.

Burime zyrtare nga mbledhja me dyer të mbyllura, pohojnë për “DuaLajm.com” se Basha ka porositur deputetët për seancën parlamentare të së enjtes duke iu kërkuar të përdorin kohën e tyre për të bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.

Ky do të jetë edhe qëllimi i deklaratave të deputetëve të PD-së në seancën e së enjtes. “Në fokus të diskutimeve në parlament duhet të jetë protesta e 27 janarit. Faktet, varfëria, krimi, korrupsioni”, ka thënë Basha, raportojnë burimet për “DuaLajm.com“.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook