Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të vijojë takime intensive në selinë blu. Basha do të mbledhë sërish sot në zyrë të gjithë kryebashkiakët e djathtë, si dhe krerët e degëve të PD në mbarë vendin.

Mësohet se takimi i Bashës me krerët e bashkive që drejtohen nga demokratët do të zhvillohet në orën 16:00, ndërsa me krerët e degëve në orën 18:00.

Kujtojmë, që vetëm një ditë më parë, Basha zhvilloi një tjetër takim me krerët e bashkive të djathta.

Ndërkohë, këto takime të njëpasnjëshme vijnë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, në të cilat PD nuk mori pjesë. Për pasojë, mazhoranca arriti të marrë të gjitha bashkitë, ndonëse me një pjesëmarrje shumë të ulët votuesish.