Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i PD, Lulzim Basha hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se ministrat e rinj janë kukulla të kryeministrit dhe nuk përfaqësojnë qytetarët dhe PS.

“Kam paralajmëruar nga kjo sallë se projekti i vetëm i Ramës është asgjësimi i çdo procesi dhe institucioni politik. Hap pas hapi keni parë se si u vu në jetë ky projekt. U asgjësuan zgjedhjet, e drejta e votës u asgjësua. Rama do të qeverisë me oligarkët dhe kriminelët. Sot kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, pasi ata që kanë forcën e kartonëve mbron krimin. Ky Kuvend përfaqëson sot vesin më të shëmtuar, hajdutërinë e përzier me arrogancën. U asgjësua Prokuroria, pasi tani i erdhi radha e edhe asgjësimit të PS. Sot ministrat në pushtet nuk janë përfaqësues të popullit dhe të PS. Ata janë kukullat e kryeministrit”- tha Basha.

Basha teksa ka bërë një rezyme të qeverisjes Rama, u shpreh se gjatë kësaj qeverisjeje, “U asgjësua Kuvendi. Sot kjo sallë nuk përfaqëson interesin publik, sepse ata që kanë forcën e kartonëve e morën atë me anë të krimit, e sot e gjithë ditën mbrojnë atë. Sot ky Parlament përfaqëson antivlerën e ngritur në piedestal. Në këtë sallë u asgjësua Gjykata Kushtetuese, u asgjësua prokuroria, e tani i erdhi radha Partisë Socialiste. Sot i vetmi interes është ai i pushtetit kriminal të Edi Ramës”. Më tej ai u ndal edhe tek emërimet e ministrave të rinj të Ramës, për të cilët tha se janë pas asnjë kontribut në Partinë Socialiste, ndrsa shtoi se arsyeja se përse janë në atë post është lidhja me oligarkët.

LEXO EDHE:  Pas takimit me Bashën, flet ambasadori i BE-së: Presim të mos ketë dhunë në protestën e nesërme

“Ai i njihni këto zonjat që janë këtu. A e njihni këtë zonjë, unë nuk e njoh. Kush janë këto? Më thoni ju a i njihni kush është kjo zonja këtu, minstre e kujt është, çfarë ka bërë për këtë vend? Mos pëllit, sepse nëse ka filluar të të djegë tani do të të djegë shumë më shumë. Ju anëtarë të Partisë Socialiste a i njihni se kush janë këta? A ju përfaqësojnë ju? Ata përfaqësojnë vetëm një grusht oligarkësh, ata ia kanë sjellë. Përfaqësojnë milionat e oligarkëve dhe koncesioneve. Pa diskutim tre çereku i këtyre para meje duhet të shkojnë në ndjekje politike. Vendi është në duart e një të marri që poston veten lakuriq në instagram. Vendi është në duart e një të verbuari nga urrejtja për shqiptarët. Bëri sikur po imitonte Ismail Qemalin, por i ra fasada, doli si Enver Hoxha, edhe Kryeministër edhe Ministër i Jashtëm”, tha Basha.

Vendi sot është në emergjencë kombëtare. Ky i marrë do t’i poshtëroje shqiptarët deri në pikën e fundit. Nuk ka lekë për të paguar dhe del e shprehet se po anulojmë projektin Kashar-Thumanë.”, tha ai.

Vijon…