Pas përfundimit të mledhjes së Kolegjit të Kryetarëve të PD-së, në një prononcim për mediat kreu i opozitës ka njoftuar për protestën e radhës, që sipas tij do të jetë protestë kombëtare me qëllim rrëzimin e qeverisë.

“Në datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e qeverisë.

Në këtë protestë do të ketë bashkim dhe zemërim qytetar ndaj reagimit të papërgjegjshëm të kësaj klike kriminale.

Akti që kemi marrë ne është pa kthim për opozitën, por është pa kthim edhe për Edi Ramën, siç e zbuluan edhe gazetarët investigativ italianë që Rama ka ndërmend të blejë zgjedhjet prap.

Narko mafia po përgatitet për të blerë zgjedhjet e ardhshme, por opozita dhe qytetarët do të marrë të gjitha masat, protestë pas proteste”, u shpreh për mediat Lulzim Basha.