Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat lidhur me procesin e Vettingun, u shpreh se Rama po e pengon vijimin e procesit, pasi sipas nuk ka zgjedhur krahun e drejtësisë por atë të bandave.

“Ai duhet të zgjedh nëse do të jetë në krahun e drejtësisë ,apo në krahun e bandave, dhe Rama e ka zgjedhur tashmë”, u shpreh Basha ndër të tjera.

Ndërsa shtoi se ditën e enjte PD do të propozojë amendamentet që kanë kërkuar organet e pavarura të vettingut.

“Vettingu të nisë pa vonesë. Rama po saboton vettingun, shkurtoi strukturat. Ka shkurtuar me 40 % shpenzimet për institucionet e vettingut. Edhe sot tha se këtë e ka bërë për të mos shpenzuar paratë e qytetarëve. Rama ka plot para për sharës me pagesë, por nuk ka për institucionet e vettingut. Nuk po gjenden para për të mbështetur me këshilltarë institucionet e vettingut.

Ne nuk bllokuam vettingun, por përpjekjen për ta kapur atë. Ne e votuam vettingun në 22 korrik të vitit të kaluar, dhe komisionet e vettingut janë ngritur me votën e PD. Ne votuam në komisionin e Ligjeve që këto institucione të kenë mbështetjen e duhur financiare dhe me këshilltarë që të mund të kenë sukses. Duhet të ndajmë shapin nga sheqeri. Rama me fjalë del si kampion i vetingut, por nga faktet del se është sabotues. Rama duhet ta ndajë mendjen, o me bandat o me drejtësinë. Të enjten në seancë parlamentare, grupi i PD do të propozojë amendamentet për vettingun”, tha Basha.

LEXO EDHE:  Pasi i bëri ftesë Bashës, i përgjigjet PD: Replika e Lindita Nikollës është një dëshmi e injorancës

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook