Reagimeve të shumta ndaj deklaratave të delegacionit të PE-së në konferencën për shtyp të zhvilluar ditën e sotme iu është bashkuar edhe kredemokrati Lulzim Basha.

Basha tha se nuk komenton deklaratat e miqve të huaj dhe se rrugën drejt Evropës e pengon krimi dhe korrupsioni.

Ndër të tjera Basha deklaroi se në BE shkohet me zgjedhje të lira dhe të ndershme, prandaj edhe opozita sipas Bashës do të vazhdojë të luftojë për vlerat e europës.

“Unë nuk komentoj kurrë deklaratat e miqve të huaj. Në këtë rrugëtim drejt BE është radha jonë të bëjmë një sakrificë, ne e bëjmë sepse ne qëndrojmë dhe luftojmë për vlerat e europës. Është e domosdoshme për të zhbllokuar rrugën e europës nga pengesat në këto vite. Rrugën e pengon krimi dhe korrupsioni. Të gjithë në Shqipëri e dinë këtë dhe të gjithë në botë po e dëgjojnë këtë.

Detyra jonë është që me durim të shpalosim këto fakte. Kështu nuk shkohet në BE, por me zgjedhje të lira dhe të ndershme

Hapat e mëtejshme janë me qytetarët dhe për qytetarët. Ne ju bindëm urdhrit të sovranit. Do të gërshetojmë protestat dhe mosbindjen civile, dhe të gjitha aktet e tjera të revoltës dhe zemërimit qytetar kundër bandës që ka kap shtetin.

Mos më kërkon asgjë që nuk do të pranonit për popullin tuaj”,- u shpreh Basha duke iu referuar deklaratave të eurodeputetëve të PE.

LEXO EDHE:  Befason me deklaratën e tij Igli Cara: Basha e dinte që Duka do të humbiste në zgjedhje